Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dënuar incidentin ku pati të shtëna me armë gjatë një aktiviteti të Donald Trump me gazetarët, në Washington.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “X”, Netanyahu dhe bashkëshortja e tij, Sara Netanyahu, shprehën shqetësimin për ngjarjen e rëndë.
Ai përcolli gjithashtu urime për shërim të shpejtë për oficerin e policisë që u plagos gjatë incidentit dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret amerikan, duke e cilësuar ndërhyrjen e tyre si vendimtare.
“Unë dhe Sara u tronditëm nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Donald Trump në washington. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe zonja e parë (Melania Trump) janë të sigurt dhe të fortë. I dërgojmë urimet tona më të mira për shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të plagosur të Policisë dhe përgëzojmë Shërbimit Sekret të SHBA-së për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, shkroi Netanyahu në rrjetin social ‘X’.
Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


