Kryeministri italian Mario Draghi është shprehur ditën e sotme se vendi ka katër vaksina efektive për t’u administruar në popullatë ndërsa shpjegoi se plani është që shkollat të hapen pas Pashkëve, raportojnë mediat italiane, përcjell abcnews.al
Duke folur për krizën e koronavirusit në Senat, Draghi tha se qëllimi kryesor është vaksinimi i sa më shumë njerëzve në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.
“Ne kemi 4 vaksina të sigurta dhe efektive, Johnson & Johnson gjithashtu arrin në prill. Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në kohën më të shkurtër të mundshme: ne duhet ta sjellim ritmin në gjysmë milioni të vaksinuar në ditë”.
Po ashtu, kryeministri italian tha se këto ritme vaksinimi janë të mira për të nisur rihapjen e vendit. Sa i përket pasaportës jeshile evropiane, Draghi tha se qëllimi është që ajo të nisë t’u jepet brenda tre muajve të gjithëve atyre që janë vaksinuar apo shëruar nga virusi. sb/abcnews.al/