Kreu i qeverisë Edi Rama, ka inspektuar punimet e nisura në qendrën e Bajzës në Malësinë e madhe, investim i nisur në kuadër të projektit të rilindjes rurale.
Qendra e Bajzës në Malësinë e Madhe po rindërtohet në kuadër të projektit “Rilindja Rurale”. Inspektimin e nisjes së punimeve e bëri vetë kryeministri.
“Këto ishin 4 ndërtime me leje, të gjitha pa leje. Rreth 200 ndërtime pa leje. Bagëti dhe kafshë nëpër rrugë. Kjo pjesë ka qenë e bllokuar të paktën për 25 vite”.
Investimet për Kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, kanë sjellë një tjetër pamje si në Bajzë,edhe në çdo qendër, Koplik, Tamarrë e Vermosh./abcnews.al