Kryeministri i Sllovakisë: Hyrja e Ukrainës në NATO është ‘garanci’ për Luftën e Tretë Botërore

schedule09:49 - 12 Korrik, 2024

schedule 09:49 - 12 Korrik, 2024

Hyrja e Ukrainës në NATO do të shkaktonte një konflikt global dhe është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore, tha kryeministri sllovak Robert Fico.

“Unë i kuptoj dëshirat e Ukrainës, ajo është një vend sovran, por anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një garanci e sigurt e Luftës së Tretë Botërore”, tha ai përmes një videoje në “Facebook”.

Fico deklaroi se i udhëzoi përfaqësuesit e Sllovakisë në samit që të përsërisin se Ukraina mund të hyjë në NATO vetëm kur të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim dhe nëse të gjithë anëtarët e aleancës janë dakord me të.
Sakaq, Ukraina tashmë ka bërë të qartë synimet, anëtarësimin në NATO si dhe në Bashkimin Evropian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!