Kryeministri i Holandës mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Rama

schedule11:33 - 10 Nëntor, 2021

schedule 11:33 - 10 Nëntor, 2021

Ka mbërritur në Tiranë kryeministri i Holandës Mark Rutte, për të vijuar vizitën e tij zyrtare. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama me ceremoni shtetërore.

Kryeministria në një njoftim për mediat ka bërë të ditur të gjithë axhendën e Rutte, ku mësohet se do të takohet vetëm me Ramën. Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat gjatë mesditës.

Kujtojmë se Holanda nga një shtet skeptik sa i përket rrugëtimit të Shqiperisë në BE, është kthyer në një përkrahës dhe nxitës i vendeve të tjera për përparimin e vendit tonë drejt unionit. Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kreu i qeverisë shqiptare e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës:

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte

14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!