Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe bën vaksinën anti Covid

schedule10:50 - 6 Nëntor, 2020

schedule 10:50 - 6 Nëntor, 2020

Kryeministri  i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka deklaruar se është vaksinuar kundër koronavirusit.

“Ne i urojmë të gjithëve shëndet dhe ne jemi krenar për ekipet tona të cilët kanë punuar pa pushim për të zhvilluar  vaksinën kundër koronavirusit dhe më në fund është  disponueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe,” shkroi kryeministri në Twitter.

Ai është personi i fundit që është vaksinuar pas dhjetëra zyrtarëve të tjerë të Emirateve.

Më 16 tetor, Shejh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, u vaksinua, i ndjekur nga Mohammed Abdullah al-Gergawi.

Punëtorët e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu janë vaksinuar sipas raporteve të mediave lokale. Vaksina tani është në fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike dhe deri më tani ka treguar se është e sigurt dhe efektive.

Disa kompani farmaceutike dhe qendra kërkimore në të gjithë botën janë duke punuar në zhvillimin e vaksinave COVID-19, që përfshijnë mijëra pjesëmarrës. Emiratet e Bashkuara Arabe deri më tani kanë regjistruar 135,141 raste me COVID-19 dhe 497 viktima, sipas të dhënave  nga Universiteti Johns Hopkins. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!