Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në emisionin se ekziston mundësia e rikthimit të masave kufizuese nëse vazhdon të ketë rritje të numrave të të prekurve.
‘’Është për keqardhje nëse situata e pandemisë bëhet përplasje politike’’, thotë fillimisht Hoti, në emisionin “Pressing”.
‘’Ne jemi vetëm duke vazhduar aty ku e la qeveria e kaluar. Kemi krijuar nëj manual sipas të cilit mund të mbrohemi nga virusi. Do të aktivizojmë mbi 200 punonjës shëndetësor si inspektorat shëndetësor.’’
‘’Nuk duam, por ka mundësi që do të kthehemi prapa. Nëse vazhdojmë me numra të mëdhenj të rasteve atëherë do të duhej të kthejmë kufizimet. Por nëse zbatohet me përpikmëri manuali atëherë nuk do të ketë problem.’’, shton ai.