Kryeministri Edi Rama inspektim në Kamëz

schedule22:43 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 22:43 - 1 Dhjetor, 2017

Situata e rënduar nga përmbytjet ka bërë bashkë Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin demokrat të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Gjatë orëve të mbrëmjes, Kryeministri ka shkuar në Kamëz, për të parë nga afër situatën e krijuar për shkak të motit.

I shoqëruar edhe nga Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, Kryeministri tha se po bëhet e pamundura për zgjidhjen e situatës në bashkëpunim dhe pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme.

“Pasi të kalojë kjo faza e krizës duhet t’i shikojmë me kujdes këto pika për të nxjerrë detyrat që në ta ardhmen të mos përsëritet më në këto pika, të paktën për këto arsye”.- iu drejtua Rama, kryetarit të Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu.

Gjithashtu Rama u kërkoi përsëri ndjesë banorëve që kanë qenë, apo do të jenë të detyruar të lëvizin nga shtëpitë e tyre.

Ndërsa në Facebook, kreu i qeverisë shkruajti.

“Vazhdon puna pa orar e as ndalesë për të lehtësuar peshën e familjeve të prekura dhe për të përballuar një natë të vështirë posaçërisht në jug të vendit, ndërkohë që edhe në pikat kritike të Tiranës, si këtu në Kamëz, po punohet non stop në bashkëpunim të ngushtë pa dallime partiake për të bërë më të mirën e mundshme. Ndjesë dhe sigurisht mirënjohje për bashkëpunimin e banorëve që kanë qenë apo do të jenë të detyruar të levizin nga shtëpitë e tyre”./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!