Kryeministri britanik: Kurti dhe Vuçiç kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri

schedule16:31 - 9 Korrik, 2023

schedule 16:31 - 9 Korrik, 2023

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është shprehur i shqetësuar lidhur me situatën në veri të Kosovës, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë përgjegjësi për të ulur tensionin dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

Kryeministri Sunak i bërë këto komente gjatë një takimi të komitetit ndërlidhjes në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ku tha se pikëpamja e tyre është se duhet të gjendet një rrugë kthimi drejt dialogut të lehtësuar nga BE.

Ai është pyetur nga deputetja e Parlamentit Britanik dhe kryetare për punë të jashtme, Alicia Kearns për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që ata të mund të merren me armët ilegale që sillen nga Serbia në Kosovë dhe të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi.

Kryeministri Sunak tha se janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe pikëpamja e tyre është se duhet të gjendet një rrugë kthimi drejt dialogut të lehtësuar nga BE.

Kryeministri britanik Sunak është ndalur edhe tek Bosnja dhe Hercevogina, ku ka thënë se Qeveria Britanike mbështet plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe se ata do të vazhdojnë të marrim masa kundër atyre që e kërcënojnë këtë.

“Në lidhje me EUFOR-in, ne e shohim se EUFOR është jetik për paqen dhe sigurinë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe mospjesëmarrjen tonë, dhe kjo nuk reflekton rëndësinë e operacionit për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe ne do të vazhdojmë të eksplorojmë mundësitë për të zgjeruar bashkëpunimin me misionin”, tha ai./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!