Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë pritet të vizitojnë Kievin ditën e sotme, për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky.
LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi
Vizita është konfirmuar nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit është të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, shkruan BBC.
“Qëllimi i kësaj vizite është të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit,” tha ministri polak.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.
Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.
Ukraina është zgjuar sot në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.
Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.
Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës. Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit./abcnews.al./