Kryemadhi: Teatri Kombëtar është i shqiptarëve, nuk është pronë e Edi Ramës

schedule19:10 - 15 Maj, 2020

schedule 19:10 - 15 Maj, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në “Mbrëmje në abc” ka folur për vendimin e marrë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi u shpreh se qëndresa e Teatrit ka qenë një nga rezistencat më të mëdha.

“Çështja e Teatrit Kombëtar ka të bëjë me dinjitetin. Brenda muajit dhjetor Edi Rama mund të shkojë drejt prishjes së “Muzeut Kombëtar”, u shpreh Kryemadhi.

E pyetur për peticionin e artistëve që mbështesin shembjen e Teatrit Kombëtar, Kryemadhi u shpreh se kanë qenë po të njëjtët aktorë që dikur kërkonin që një ligj i tillë të mos firmosej.

Lexo edhe: Çështja e teatrit, Kryemadhi: Në fund të dhjetorit do të shembin edhe Muzeun Kombëtar

Kryemadhi: Meqë Rama ka 30 milion euro për të bërë teatër të ri, ta bëjë teatrin e ri. Ky komunitet ka nevojë për 6 të tjerë. Kam përshtypjen se nuk ka përplasje mes artistëve, por mendoj që letra e shkruar nga artistët për Presidentin dhe zotin Basha që dikur i shkruanin mos firmos ligjin, është një tekst i shtypur me gishtat e Endri Fugës dhe gojën e zotit Rama.

Më tej Kryemadhi shtoi se Teatri Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe se nuk është pronë e Edi Ramës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!