Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çështja e teatrit, Kryemadhi: Në fund të dhjetorit do të shembin edhe Muzeun Kombëtar

schedule19:33 - 15 Maj, 2020

schedule 19:33 - 15 Maj, 2020

Këtë të premte në “Mbrëmje në ABC” ishte e pranishme virtualisht, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Gjatë bisedës me gazetaren Mirela Milori, Kryemadhi u shpreh që nuk është kundër ndërtimit të një teatri të ri, por theksoi se godina ekzistuese duhet të rindërtohet dhe jo të shembet.

Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se qëllimi i qeverisë në këtë rast është që brenda dhjetorit të prishet edhe godina e Muzeut Kombëtar. Sipas saj, “kjo është arsyeja që Rama po nxiton”.



Lexo edhe: Kryemadhi: Teatri Kombëtar është i shqiptarëve, nuk është pronë e Edi Ramës

Kryetarja e LSI u shpreh:

“Mbledhja e Këshillit Bashkiak duhet të ishte zhvilluar sot, kryetari i shtyu për ditën e hënë, por vendimi është marrë që do të thotë është falsifikuar. Mbledhja e Këshillit bashkiak duhet të njoftohet 5 ditë përpara.”

Mendoni se do këtë një akt për shëmbjen e godinës?

Monika Kryemadhi: “Paradhënia që ka marrë Edi Rama nga organizatat kriminale është aq e madhe..Skenarët që zoti Rama fsheh pas pandemisë, shkatërrimit të ekonomisë, mënyrën arbitrare dhe autoritare, mungesën e menaxhimit të situatës e cila ka krijuar impakt negativ te qytatarët. Pse qenka virusi në orën 17. 30 dhe në mëngjes nuk qenka? Pse në 5. 30 qenka i rrezikshëm dhe gjithë ditën nuk qenka? Gjithë kjo situatë ka sjellë revoltë, qeveria ka treguar papërgjegjshmëri.”

Ndërsa, sa i përket deklaratës të presidentit Meta rreth teatrit, Kryemadhi u shpreh se nuk ka asnjë koment në lidhje me qëndrimin e tij. Ajo shton se “jam e vendosur në rrugën time dhe kam pozicionin tim.”

Monika Kryemadhi:

“Nuk kam asnjë koment për qëndrimin e Presidentit, unë jam e vendosur në rrugën time, kam pozicionimin tim. Nuk kam pikë dyshimi që veprimtaria për teatrin është  kriminale. Çështja e teatrit kombëtar nuk ka të bëjë tjhjesht me godinën por edhe me integritetin e kultiurës dhe artit shqiptar. Në dijeninë time nxitimi për teatrin kombëtar, është edhe arsyeja për prishjen e Muzeut Kombëtar brenda vitit. Rama do të shpërblejë në paradhënie djemtë e projektit për kullat…Po nxiton për ketë arsye.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!