Kryemadhi nga Lezha: Data 15 mars është afati i fundit i Edi Ramës

schedule18:10 - 23 Janar, 2020

schedule 18:10 - 23 Janar, 2020

Nga Lezha ku ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI, Monika Kryemadhi është ndalur edhe njëherë tek marrëveshja për Reformën Zgjedhore, të cilën preferon ta quajë si “dakordësim”.

Kryemadhi theksoi se në fillim të gjithë e shokuan nga ulja e palëve në tryezë, por sipas saj kishte një qëllim të vetëm, dakordësimi për t’u përballur me krimin e organizuar në zgjedhje.

Të gjithë u shokuan se ç’ishtej kjo firmosje. Është shumë e thjeshtë, është dakordësimi për t’u përballur njëherë e përgjithmonë me krimin e organizuar. Reforma Zgjedhore e cila është një nga kushtet e para të Bundestagut është e vetmja pikë që opozita duhet të bënte me rolin e saj”, tha Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI theksoi edhe njëherë se qëllimi i kësaj tryeze është miratimi i Reformës Zgjedhore që do të pasohet me zgjedhje të parakohshme. Sipas Kryemadhit, Rama ka përjegjësinë që kjo të ndodhë, dhe afat i fundit është data 15 mars, ku pritet dhe produkti final.

Miratimi i kësaj reforme nga Këshilli Politik do u hapë rrugën zgjdhjeve të parakohshme. Nëse kjo gjë nuk ndodh pas miratimit të reformës nuk ka më abasadë, ambasador, e ndërkombëtar që të fshehë dhe mbulojë përgjegjësië e Edi Ramës, jo vetëm përballë shqiptarëve por edhe partnerëve që i vetmi njeri që nuk do integrimin e Shqipërisë, që Shqipëria të jetë një vend i barabartë është Edi Rama dhe sekti i rij i rilindjes. Data 15 mars është afati i fundit i Edi Ramës, por edhe sektit të tij, për ti dhënë fund parlamentit ilegjitim dhe për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dakordësimi, më pëlqen ta them kështu se nuk është marrëveshje po të ishte e tillë do të ishin ulur kryetarët e partive. Reforma Zgjedhore është pika e fundit që ne si opozitë e bashkuar mbyllim të gjitha detyrimet tona ndaj BE. Por nuk mbyllim deturime tona ndaj shqiptarëve . Detyra jonë vazhdon më tej për të rikthyer demokracinë dhe vlerat e vërteta. Sot pas Luftës së Dytë Botërore për herë të parë nuk ka bërë vaki, Këshilli i Europës padit Parlamentin e Rilindjes duke pasur parasysh ligjin antishpifje”, deklaroi Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!