Kryemadhi me flamurin kuq e zi në dorë: Rama kërkon ta çnderojë, të shpëtojmë Shqipërinë

schedule20:42 - 7 Korrik, 2022

schedule 20:42 - 7 Korrik, 2022

Me flamurin kuq e zi në dorë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti fjalimin e saj përpara protestuesve në bulevard.

Kryemadhi tha se atë flamur, Rama kërkon ta çnderojë me nismën “Open Balkan” dhe bëri thirrje që shqiptarët të mblidhen për të shpëtuar vendin. Kryetarja e LSI, u shpreh se kryeministri është vegël e grupeve anti-shqiptare. Ajo theksoi gjithashtu se opozita ka për detyrë të mos zhgënjejë qytetarët siç bëri një vit më parë.

“Ju sot më shumë se kurrë jeni ata që na jepni ne më shumë forcë për ta përballur këtë situatë. Edhe ju vënia si ata që ju prishen shtëpitë. Sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, sot më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri ynë shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijërave shqiptarëve. Ky flamur ka rëndësinë më të madhe sepse Edi Rama me Open Balkan kërkon ta çnderojë. Të valëvisim fort flamurin tonë, duke kthyer djemtë dhe vajzat që kanë ikur.

Ky bulevard është mbushur, po jep edhe njëherë shpresën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Detyra e opozitës është që të mos zhgënjejmë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë. të mblidhemi për të shpëtuar Shqipërinë. Edi Rama është një vegël qorre e grupeve anti shqiptare. Siç shiti Kosovën, po shet edhe Shqipërinë. Shqipëria është be shqiptarëve dhe jo e politikanëve. Shqiptarët do të kërkojnë të qeverisen nga politikanë të mirë”, deklaroi Kryemadhi. g.v/abcnews.al