Kryemadhi: LSI po angazhohet në çdo organizatë, entuziastë se shpresë e re po lind

schedule10:09 - 22 Shtator, 2020

schedule 10:09 - 22 Shtator, 2020

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar takime me aktivistë në kryeqytet. Lidhur me këtë kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi shprehet se LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë.

Sipas Kryemadhit Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët.

“LSI është duke u angazhuar aktivisht në çdo organizatë, ku anëtarët tanë ndjejnë entuziazmin e shpresës së re që po lind për vendin tonë.

Çdo anëtar dhe çdo votë është e rëndësishme për të përmbushur këtë qëllim dhe për ta bërë Shqipërinë një shtëpi për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale. g.v/abcnews.al