Kryediplomati kinez apel SHBA-së: Mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetën e njerëzve

schedule14:32 - 24 Maj, 2020

schedule 14:32 - 24 Maj, 2020

Kryediplomati kinez, Wang Yi është shprehur se Shtetet e Bashkuara duhet të ndalen së harxhuari kohë duke akuzuar Kinën, por duhet që së bashku me Pekinin të bashkojnë forcat për të mposhtur koronavirusin.

Me shfaqjen e koronavirusit marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe SHBA-së janë përkeqësuar, pasi administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për mungesë të transparencës rreth pandemisë së koronavirusit.

Në një konferencë për mediat ministri i Jashtëm Wang ka shprehur keqardhje për numrin e madh të rasteve me koronavirus në SHBA , shteti që ka regjistruar mbi 1,6 milion raste me koronavirus dhe mbi 96 mijë të vdekur.

Fatkeqësisht, krahas koronavirusit, një virus politik po ashtu është duke u përhapur në Shtetet e Bashkuara. Ky virus politik po përdorë çdo mundësi që të sulmojë Kinën.Disa politikanë kanë injoruar faktet më bazike dhe kanë krijuar shumë të pavërteta rreth Kinës dhe kanë ngritur shumë konspiracione. Dua të ju them atyre: Mos humbisni më shumë kohë, mos i injoroni jetët e njerëzve. Ajo që duhet të bëjë Kina dhe SHBA-ja është që të mësojnë nga njëra-tjera në luftën kundër kësaj epidemie dhe t’i ndihmojnë njëra-tjetrës që ta luftojnë atë”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!