Kryebashkiaku i qytetit ukrainas: Nuk po marrim dot të plagosurit nga rruga, ka shumë sulme

schedule09:23 - 3 Mars, 2022

schedule 09:23 - 3 Mars, 2022

Qyteti port i Mariupolit në bregun e Detit të Zi në Ukrainë vazhdon të jetë nën sulme të vazhdueshme nga ushtria ruse.

Nëpërmjet një video mesazhi kryebashkiaku i qytetit thotë se autoritete ukrainase e kanë të pamundur të marrin qytetarët e plagosur që ndodhen në rrugë apo në banesat e tyre, për ti dhënë ndihmë, pasi shpërthimet janë të njëpasnjëshme.

Lexo edhe: LIVE/ Dita e 8 e luftës, shpërthime në Kiev, rusët pushtojnë qytetin në jug të Ukrainës

“Nuk po marrim dot të plagosurit, as nga rrugët, as nga banesat, pasi sukmet me granata nuk kanë të ndalur”, tha kryebashkiaku, shkruan BBC. Ndërkohë ministria ruse e Mbrojtjes u ka kërkuar civilëve që të largohen nga qyteti përmes të ashtuquajturit “korridorit të gjelbër”.

Sot, një zëdhënës i rebelëve pro-rus tha se ushtria do të ndërmarrë “sulme të synuara” kundër qytetit nëse forcat ukrainase nuk dorëzohen./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!