Kreu i Bashkisë së New York, Eric Adams zhvilloi sot një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.
Në përfundim të takimit dy zyrtarët dolën në një deklaratë për mediat, ku Rama njoftoi temat e bisedës me kryebashkiakun Adams, ndërsa foli edhe për një linjë direkte ajrore me New York.
“Kreu i bashkisë së New York më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë, por edhe për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin.
Duke qenë se ka qenë kyc në vendosjen e disa linjave direkte të New York me vende të tjera, dhe duke parë nxitjen tonë për të vënë fluturimin direkt me New York. Ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën.”” u shpreh Rama. /abcnews.al

