Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, deklaroi mëngjesin e së premtes se qyteti amerikan do të hapet plotësisht në 1 korrik. Nuk do të ketë kufizime për restorantet, dyqanet apo për çdo aktivitet tjetër. Kryebashkiaku u shpreh se kishte besim në rikthimin në normalitet në shumë mënyra, dhe të gjithë do të kenë jetën që kishin para pandemisë.
Bill De Blasio theksoi se ajo që kishte deklaruar një muaj më parë kishte rezultuar e vërtetë: çdo gjë do të mundësohej falë vaksinimit. Aktualisht sipas tij janë vaksinuar 6.3 milion amerikanë.
“Kjo do të jetë vera e New York, shtoi ai. Aktivitetet e jashtëzakonshme do të rinisin, dhe njerëzit do të mbushin rrugët pasi dëshirojnë t’i rikthehen jetës.
Gjithashtu, kryebashkiaku i bëri apel të gjithëve që të vaksinohen./abcnews.al