Kryebashkiaku i Milanos: Boll zbrazet raftet e marketeve, shkoni kujdesuni për të afërmit tuaj

schedule17:49 - 24 Shkurt, 2020

schedule 17:49 - 24 Shkurt, 2020

Kryebashkiaku i Milanos ka një thirrje për qytetarët, të cilët në panik nga koronavirusi kanë zbrazur qytetet, njëkohësisht edhe raftet e marketeve.

Giuseppe Sala iu është drejtuar qytetarëve duke thënë që në vend që të sulen ndaj marketeve për të blerë ushqime duhet që të kujdesen për të afërmit e tyre të moshuar.

Mesazhi i tij:

Qeveria dhe rajoni i Lombardisë kanë përcaktuar rregulla për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Më lejoni ta them që në fillim, këto rregulla nuk diskutohen. Ato zbatohen!

Ne duhet të besojmë në arsyetimin për të sulmuar përhapjen e virusit. Eshtë e vërtetë që rastet janë në rritje, por ndoshta varet edhe nga fakti që ne, në mënyrë proaktive përpiqemi të identifikojmë se kush është prekur nga virusi. Bashkia po i bën shërbimet të funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastrimi, transporti dhe siguria. Zyrat tona janë dhe mbeten të hapura.

Në fund, unë dua t’ju jap një këshillë, që e kam më shumë në zemër nga pikëpamja personale.

Në vend që të mendojmë për të vrapuar drejt supermarketeve për të rrëmbyer ushqime, le të mendojmë që ta zëmë kohën tonë duke u kujdesur për njerëzit më të rrezikuar, veçanërisht të moshuarit tanë. Kjo është ajo që bën një shoqëri e ndjeshme dhe e pjekur”. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!