Kryebashkiaku i Mariupolit ngre alarmin: “Dhjetë mijë njerëz mund të vdesin nga epidemitë”

schedule10:14 - 11 Maj, 2022

schedule 10:14 - 11 Maj, 2022

Deri në fund të vitit në Mariupol, më shumë se 10 mijë njerëz mund të vdesin nga sëmundjet dhe kushtet jo të mira higjienike.

Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit Vadym Boychenko, sipas të cilit “banorët e kanë shndërruar Mariupolin në një geto mesjetare”, shkruan la repubblica.

Pa ilaçe dhe trajtim mjekësor, pa rivendosjen e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve adekuate, në qytet do të shpërthejnë epidemitë duke shkaktuar rritjen e vdekshmërisë.

Tani në qytet ndodhen 150-170 mijë banorë, sumica e popullsisë aktuale janë të moshuar dhe të sëmurë. Pa kushte adekuate higjienike, vdekshmëria midis grupeve vulnerabël do të rritet në mënyrë eksponenciale.

Disa banorë të Mariupolit nga fshatrat fqinjë janë kthyer në qytet sepse mund të largoheshin për shkak të pengesës nga forcat ruse. Rusët vazhdojnë gjenocidin që filloi më 24 shkurt. Populli ynë është në rrezik. Duhet të evakuojmë mënjëherë banorët,” tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!