Kryebashkiaku Dako: Unë jam supermani, jam njeri me ndjenja

schedule22:35 - 25 Tetor, 2018

schedule 22:35 - 25 Tetor, 2018

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është shfaqur i revoltuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan në lidhje me përgjimet e prokurorisë. Ai thotë se është person me reputacion dhe nuk mund të përflitet nga kryetari i opozitës se pritet që të arrestohet.

Në emisionin “Opinion”, kryebashkiaku Dako u shpreh se në fushatë takon shumë persona, madje e ka cilësuar veten si “superman”.

“Kam familje. Tani të dalë kryetari i opozitës, ish-presidenti, ish-kryeministri të thotë sot i është prerë fletë-arresti, do vijë ta kapi RENEA, do dënohet dhe unë tani të rri i pashqetësuar? Mos të filloj të ulëras e të bërtas unë? Më vjen shumë keq, se unë jam njeri me ndjenja e me shpirt. Jam njeri që kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë. Mua më njohin njerëzit. Jam akulllore, i shikon këto duar, janë akullore këto, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista. Lul Basha i ka me gjak dhe të zeza se i ka duke numëruar të zezat. Me mua krahasohen këta? Por unë nuk pranoj të krahasohen me mua këta! Unë në fushatë jam superman, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë”, tha Dako. /tvklan.al