Kryebashkiakët socialist, Esiona Konomi: Disa bashkiakë duken të konfirmuar nga Rama

schedule13:12 - 3 Tetor, 2022

schedule 13:12 - 3 Tetor, 2022

Duke iu referuar burimeve të gazetares Esiona Konomi duket se kryeministri Rama ka nisur ri-organizimin për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke studiuar bashkiakët që duhet të ri-kandidohen dhe ato që nuk duhet të rikandidohen. Në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetarja Esiona Konomi u shpreh që ‘‘hapi i parë që ka kryer Rama ka urdhëruar nga shefat e qarqeve, kryebashkiakë që duhet të ri-kandidohet, janë në diskutim dhe ato që nuk duhet të rikandidohen’.

Kështu, për gazetaren Konomi: ‘’duket se ka konfirmuar Erion Veliajn, bashkiakun e Lezhës, të Cërrikut, bashkiakun e Sarandës, ka disa bashki që ai i ka lavdëruar pubvlikisht, që nuk është në natyrën e tij, ndërkohë që ka disa që i ka dhënë kamzhik publikisht por kjo nuk është domethënëse’.

Për gazetaren Konomi, përveç Dritan Lelit, që është fshikulluar publikisht nga Rama, pritet që kryeministri të vendosë në momentin e fundit për kandidaturat, sepse do të studiojë dhe kundërshtarin, nuk është vetëm puna që kanë bërë kryebashkiakët por edhe kush e mbështet apo kush lobon për një kryetar bashkie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!