Kryebashkiakët me rekorde kriminale, Pëllumbi: PS-ja mëson duke u rrëzuar

schedule23:34 - 13 Janar, 2020

schedule 23:34 - 13 Janar, 2020

Partia Demokratike deri më tani ka gjetur 4 kryetarë bashkish me të shkuar kriminale, ku dy prej tyre kanë rënë, konkretisht Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Agim Kajmaku i Vorës. Sakaq kanë nisur verifikimet e prokurorisë për Qerim Ismailajn e Mallakastrës dhe Mark Babanin e Vaut të Dejës. Po kështu PD-ja ka deklaruar se ka në listë edhe 15 kryebashkiakë të tjerë.

Pikërisht për këtë temë të rëndësishme, u pyet në “Mbrëmje në Abc”, Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi. Ai pranon se PS-ja nuk ka vendosur filtrat e duhur për kandidatët e saj, duke u shprehur se “kemi mësuar duke u rrëzuar”.

Arben Pëllumbi: Duhet të kuptojnë se ligji nuk pengon vetëm zyrtarët me rekorde kriminale, por edhe ata që janë të përfshirë. Ne e dimë historinë e Shqipërinë, me raste për kalim kufiri të paligjshëm, apo me raste të personave që nuk kanë qenë në dijeni për hetimet e kryera jashtë. Pra ligji nuk e njeh injorancën. Por qendrimi ynë politik është se PS nuk mbron askënd, përpara problemeve penale secili duhet të përballet vetë”.

Mirela Milori: Por pse nuk i “kapni” ju vetë përpara se ti denoncojë PD? Çfarë po bëhet në këtë drejtim për të përmirësuar filtrat?

Arben Pëllumbi: Ky është një proces që mëson duke ecur… Ne jemi në procesin e zgjedhjeve në parti, dhe për delegatët e kryetarët e kemi vebdosur si kusht të plotësohet formulari vetëdeklarimit. Pra siç thotë ajo shprehja, ‘duke pësuar, duke mësuar’. PS nuk është shërbim sekret, nuk i kontrollojmë dot nëse e kanë plotësuar qartë formularin ndaj synojmë ta forcojmë ligjin për ata që plotësojnë formularin gabim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!