Krutani hedh dyshime për helmim të qëllimshëm: Në moment u shfaqën makinat e kompanive të ujit të ambalazhuar

schedule11:52 - 27 Tetor, 2021

schedule 11:52 - 27 Tetor, 2021

Ka shkuar në 500 numri i banorëve të Krujës që kanë shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas helmimit masiv nga uji gjatë ditëve të fundit në qytet, ndërsa prokuroria njoftoi sot se ka nisur hetimin për rastin në fjalë.

ISHP ka marrë mostrat e ujit për të kryer analizat përkatëse, ndërsa dje u deklarua zyrtarisht se është konstatuar përmbajtje amoniaku në ujë, gjë që të bën të dyshosh paraprakisht për përzierje të ujërave të bardha me të zezat.

Lexo edhe: Flasin të shtruarit nga helmimi prej ujit në Krujë: Erdha pas mesnate, edhe mbesa në serum

Por, ndryshe mendojnë banorët. Një qytetar shprehet për ABC, se dyshon në një helmim të qëllimshëm të ujit të ujësjellësit me qëllim shitjen e ujit të prodhuar nga kompanitë private. Sipas tij, fill pas shfaqjes së shenjave të para të helmimit nga uji në Krujë, në qytet filluan të lëvizin makinat e kompanive të ujit të paketuar.

Këta flenë dhe zgjodhen me idenë se si t’i bëjnë keq këtij populli. Pa shkuar ende lajmi për helmimin në Tiranë këtu filluan të qarkullojnë furgonat e ujit të paketuar. Unë dyshoj se është bërë me qëllim për të shitur ujin e paketuar”, shprehet qytetari.

Ai thekson se një numër i madh i fqinjëve të tij e kanë gdhirë ditën sot në spital.

Morën tuba të përdorur nga Bulqiza dhe i futën në tokë, gjoja bënë investim të ri te ujësjellësi ynë”, shpjegon qytetari.

Gjatë ditëve të fundit në spitalin e Krujës janë paraqitur 500 banorë, disa edhe nga dy-tri herë, për të marrë shërbim nga mjekët dhe infemierët pas shenjave tipike të helmimit si diarre, dhimbje koke, dobësi, etj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!