VIDEO/ Flasin të shtruarit nga helmimi prej ujit në Krujë: Erdha pas mesnate, edhe mbesa në serum

schedule10:17 - 27 Tetor, 2021

schedule 10:17 - 27 Tetor, 2021

Në spitalin e Krujës vijojnë të shfaqen banorë me shenja të helmimit nga uji i pijshëm ndërsa deri më tani ka shkuar në 500 numri i personave që kanë marrë mjekim.

Njëri prej të shtruarve ka treguar se ka shkuar në spital në 3 të mëngjesit ndonëse kishte 2 ditë i helmuar.

“Mirë jam. Kam dy ditë që jam helmuar, kam ardhur në 3 të natës për të bërë një serum. Se di sa probleme kam”, tha i shtruari.

Bashkëshortja e tij që po i qëndronte pranë tha se edhe vetë ajo është helmuar por e ka kalur situatën në shtëpi. Ajo tregon se edhe mbesën e saj  të vogël e kanë sjellë në spital për serum.

Burri erdhi natën, edhe vetë kam qenë por jo për serum. Vajza e vajzës ka qenë në serum”, shtoi ajo.

Lexo edhe: S’ndalet helmimi nga uji në Krujë, qytetarët edhe sot drejt spitalit, shkon në 500 numri i të prekurve

Të shtruarit e tjerë kanë folur për shenjat e helmimit si dhe kanë treguar nëse fqinjët e tyre kanë pasur probleme.

Kam temperaturë dhimbje koke, jam shtruar tani. Nga familja vetëm unë jam sëmurë, për komshinjtë se di se jam në shtëpi private. Tani jam pak më mirë”, shtoi një tjetër.

“Edhe komshinjtë e mi kanë pasur probleme”, tha më tej një banor.

130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, ata kanë konsumuar ujin rezervë që kishin në shtëpi. Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!