Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, por fatmirësisht pa viktima apo të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në një dyqan lulesh në Krujë, në pronësi të dy vëllezërve, të cilët u konfliktuan me katër persona të tjerë, Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi të cilët janë vëllezër.
Pas konfliktit me sende të forta, dyshohet se një prej katër vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Më pas, ata janë larguar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar, ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al