Krujë, sekuestrohen 44 kg kanabis, dy në pranga

schedule10:49 - 23 Nëntor, 2017

schedule 10:49 - 23 Nëntor, 2017

Dy persona përfunduan ne pranga dhe një i tretë u shpall në kërkim gjatë operacionit antidrogë “Luzi” në Fushë Krujë. Ata janë Lek Biba 33 vjeç, Jurgen Tufa 23 vjeç të dy nga Luzi i Fushë Krujës. Sipas policisë, në Luz gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Opel Corsa me drejtues  Jurgen Tufa dhe pasagjer shtetasin Lek Biba i’u gjetën dhe sekuestruan  rreth  44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa si dhe  dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special  99”, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!