Krujë, fshati dy vjet i izoluar nga ura e Drojës

schedule16:15 - 4 Gusht, 2019

schedule 16:15 - 4 Gusht, 2019

Në Brret të malësisë së Krujës, banorët kanë dy vjet të izoluar për shkak se ura e Drojës është e prishur. Në këtë fshat banorët jetojnë keq dhe të rinjtë ndjehen të prapambetur.

Kjo urë i mban të izoluar banorët prej dy vitesh. Nga dita kur u shemb, sagje s’ka ndryshuar. Është fshati Brret në Malësinë e Krujës, pesë kilometra larg qytetit.

Ata po përdorin një rrugë tjetër këmbësoresh për nevojat e tyre. Për urën e Drojës askush nuk u ka premtuar gjë.

Banorët thonë se ndjehen të humbur dhe të varfër. Një dyqan në fshat i furnizon ata me listë. Shlyerjen e parave e bëjnë nëse kanë arritur të shesin ndonjë frut apo perime.

Ose kur dikush u sjell ndonjë lekë nga emigracioni. Këtu ka shume pak të rinj. Janë larguar drejt qyteteve ose jashtë. Ata që banojnë në Bret, kane turp të flasin para kamerave.

Thonë se nuk ndjehen si të rinjtë e tjerë, por si njerëz të prapambetur. Shumë pranë fshatit ndodhen biznese private por banorët thonë se natën e kalojnë në makth nga shpërthimet me tritol. Kurse shërbimi mjekësor mungon./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!