Kruja “vatra” më e nxehtë, Manastirliu: Ekipi ynë derë më derë

schedule21:39 - 22 Prill, 2020

schedule 21:39 - 22 Prill, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar foto nga ekipi i epidemiologëve që po gjurmojnë koronavirusin në qytetin e Krujës, e cila është edhe një prej vatrave më të nxehta në Shqipëri.

“Ekipi i epidemiologëve të palodhur të Krujës po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në terren për gjurmimin në kohë të rasteve të dyshuara dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit, derë më derë, për të frenuar përhapjen e Covid 19.

Faleminderit ekipit të terrenit dr. Ervini, Olta, Silvana, Jonida, Majlinda, Alberti, Mirela dhe të gjithë stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shëndetësia në gatishmëri“, shkruan Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!