Kroos pro Superligës: Është një turne i hapur i cili do të kontrollohet nga ekipet dhe jo nga UEFA

schedule16:43 - 17 Shkurt, 2023

schedule 16:43 - 17 Shkurt, 2023

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka shprehur bindjen se do ta shohim të zbatuar idenë e Superligës Evropiane në të ardhmen.

Asi gjerman foli në podkastin e tij “Einfach mal Luppen” dhe u shpreh se sipërmarrjes ia vlen t’i jepet një shans, ndërsa shtoi se gara do të kontrollohet nga vetë ekipet dhe jo nga UEFA, shkruan abcnews.al.

“Mendoj se do të shohim Superligën Evropiane. Dhe kështu besoj për disa arsye. Koncepti i Superligës Evropiane ka ndryshuar dhe ia vlen të dëgjohet. Nëse shikoni me kujdes nga të dyja anët”.

Është një ngjarje sportive, një turne i hapur, i cili do të kontrollohet nga ekipet dhe jo nga UEFA, sepse këto skuadra mendojnë se nuk kanë nevojë për UEFA-n. Mendoj se kjo sipërmarrje meriton të paktën një shans”, ishin fjalët e 33-vjeçarit të Real Madridit. /G.D abcnews.al/