Kroos: Ne nuk e hedhim poshtë Zidane, në Gjermani luajmë finale

schedule19:56 - 26 Tetor, 2020

schedule 19:56 - 26 Tetor, 2020

Toni Kroos është rikthyer në Gjermani, aty ku Real Madrid nesër përballet me Borussia M’Gladbah. Spanjollët janë të dënuar të fitojnë dhe mesfushori e thotë edhe vetë diçka të tillë. “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e lojës. Pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Shakhtar, presioni është mbi ne për të fituar. Kjo përballje është si një finale kupe për ne”, shprehet ylli i Realit.

Më tej ai thekson se ata nuk e hedhin poshtë trajnerin tyre: “Nuk mendoj se Zidane ka pasur ndonjëherë pikëpyetje për ne. Ne fitojmë dhe humbasim së bashku. Nuk ndodh që ne të humbim dhe të mos e mbështesim atë. Kjo do ishte gjëja më e lehtë për t’u bërë: pra të flasim keq për të tjerët kur gjërat shkojnë keq. Ne nuk jemi të tillë dhe ju e patë të shtunën në El Clasico”.

RIKTHIMI NË GJERMANI – “Gjithmonë më pëlqen të kthehem në Gjermani, pasi është vendi im, flitet gjuha ime dhe lidhet gjithçka drejtpërdrejt me mua. Gjithashtu e kam thënë gjithmonë që më pëlqen të jetoj në Madrid dhe kënaqem atje. Ndihem si në shtëpinë time atje dhe e mendoj që ta përfundoj karrierën me Realin”.

MOTIVIMI – “Kemi folur pas humbjeve dhe ishte e qartë që nuk erdhën për mungesë motivimi. Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë sikur doni. E dimë se një El Clasico është gjithmonë e veçantë, por sezonin e shkuar titulli u fitua duke mposhtur ekipet e vogla.  Ne shpesh luajmë mirë kundër Barcelonës dhe pastaj lëmë pikë ndaj ekipeve të vogla. Nuk ka çështje motivimi. Pas humbjes së parë, siç e thashë, jemi në presion të madh për të fituar këtu”, u shpreh Kroos. /abcnews.al