Kroos “kërcënon” Spanjën: Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në Euro 2024

schedule14:18 - 4 Korrik, 2024

schedule 14:18 - 4 Korrik, 2024

U kthye në kombëtare dhe nuk ka ndërmend të largohet. Të paktën jo derisa të mbyllet Euro 2024, që do të jetë turneu i fundit në karrierën e madhe të legjendës gjerman, Toni Kroos, i cili në konferencën për shtyp, përpara sfidës çerekfinale ndaj Spanjës ka zbuluar edhe “objektivin” e tij personal.

“Nuk besoj se kjo do të jetë ndeshja e fundit që do të luaj. Kështu, që mendoj se do të shihemi sërish”,- “kërcënoi” mesfushori kundërshtarët.

Kroos u kthye te Gjermania pasi në vitin 2021 njoftoi tërheqjen, teksa pas triumfit me “Galaktikët” e Real Madrid në LaLiga dhe UEFA Champions League vendosi që me Euro 2024 do t’i japë fund edhe karrierës së tij si futbollist e për këtë arsye, mesfushori kërkon një finale triumfuese për veten dhe skuadrën e tij.

“Objektivi personal dhe kolektiv i ekipit është që të fitojmë trofeun. Kemi një dëshirë të madhe për të vazhduar përpara dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”,- u shpreh më tej “arkitekti” i mesfushës, duke zbuluar qëllimet e tij, për këtë Kampionat Evropian të futbollit.

Ndryshe nga parashikimet, pas katër sfidave në Euro 2024, Gjermania ka rritur ndjeshëm kuotat e saj në garën për titullin kampion, gjithsesi, organizatorët e turneut duhet ta konfirmojnë veten në sfidën kundër Spanjës, e cila nga të gjithë konsiderohet si një finale e parakohshme e Kampionatit Evropian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!