Toni Kroos tregohet i drejtpërdrejtë. Mesfushori i Real Madrid dhe Gjermanisë është kundër Nations League, Superligën së Europës, apo transferimit të ndeshjeve në vende të ndryshme vetëm e vetëm për të fituar më shumë para.
Në “podcast”-in “Einfach mal Luppen” ai ka folur hapur: “Në fund të fundit, nga të gjithë këto gjërat shtesë që janë shpikur,ne jemi thjeshtë kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s dhe për fat të keq ne si lojtarë nuk vendosim asgjë. Nëse do të kishte një ‘union’ futbollistësh, ne nuk do të luanim në Nations League apo Superkupa e Spanjës të bëhej në Arabinë Saudite.
Këto gara shërbejnë vetëm për të thithur para dhe për t’i shtrydhur fizikisht lojtarët. Unë jam i mendimit që të mbetet gjithçka siç është. Ligat janë konkurruese, sikurse edhe Champions League, Kupa e Botës…”.
I ngacmuar për Superligën e Europës, Kroos ka deklaruar: “Nga një këndvështrim sportiv, sigurisht mund të jetë interesant sepse do të kishte lojëra të nivelit të lartë. Por më pas ndryshimi mes klubeve të mëdha dhe atyre të vogla do të ishte më i mirë. Nuk duhet menduar vetëm për shumë e më shumë para”. /abcnews.al