Kroçera me turistë nuk ankorohet në Portin e Vlorës, shkak moti i keq dhe punimet për kalatat

schedule09:43 - 9 Prill, 2023

schedule 09:43 - 9 Prill, 2023

Një kroçere me 138 turistë në bord ka mbetur pa u ankoruar në portin e Vlorës këtë të diel.

Shkak për mos ankorimin është bërë moti i keq, pasi deti është me dallgë. Një tjetër shkak janë bërë edhe punimet që po bëhen për kalatat e Portit.

Turistët që ndodhen në bordin e kroçeres do të zbresin me barkat e anijes.

Ata vijnë nga disa vende te ndryshme të botës si SHBA, Kanada, Australi, Irlandë, Qipro, Zvicër, Hungari, Ruanda, Norvegji, Itali dhe Kinë. Kjo është një nga kroçerat më të mëdha të mbërritura në Portin e Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!