Kroacia shpërblen përfaqësuesin e saj në Eurovizion me 50 mijë euro, artisti i dhuron paratë për repartin e onkologjisë

schedule15:19 - 16 Maj, 2024

schedule 15:19 - 16 Maj, 2024

Përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovizion, Baby Lasagna iu dhurua nga qeveria kroate 50 mijë euro, pasi doli i dyti në kompeticionin muzikor. Mirëpo, ai tha se nuk mund t’i pranonte parat.

“Falënderoj qeverinë kroate për shpërblimin monetar në shumën prej 50,000 euro. Megjithatë, nuk mund t’i pranoj ato para. Mund të jap shumë arsye pse. Por e para, më e rëndësishmja dhe e mjaftueshme është se ka shumë individë dhe organizata të tjera që janë në nevojë, për të cilët këto para do të shkojnë dhe do t’i ndihmojnë”, ka shkruar ai në Instagram.

Ai gjithashtu ka zbuluar se kujt duhet t’i dhurohen paratë.

Unë po i kërkoj z. Plenkoviç që të dhurojë 25,000 euro në emër tim dhe të qeverisë kroate për Institutin për Onkologji dhe Hematologji Pediatrike me spitalin ditor “Mladen Ćepulić”. Instituti për Hematologji Pediatrike, Onkologji dhe Transplantimin e Qelizave Staminale KBC Zagreb”, tha këngëtari.

Vendimi për ndarjen e parave është marrë në mbledhjen e qeverisë teknike, të cilën e ka bërë të ditur kryeministri Andrej Plenkoviç.

Normalisht, fituesit e Eurovizionit nuk marrin çmim monetar, por ka ndodhur që vendet t’i shpërblejnë përfaqësuesit e tyre për suksesin që kanë arritur në Eurovizion, pasi vendet mund të përfitojnë shumë anë pozitive nga titulli i mikpritësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!