Krizë urie, Kim Jong-un çudit botën me kërkesën e tij të fundit

schedule19:59 - 27 Tetor, 2021

schedule 19:59 - 27 Tetor, 2021

Koreja e Veriut këtë të mërkurë ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet të presin të hanë më pak ushqim derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025. Mediat e huaja bëjnë me dije se Kim Jong-un ka kërkuar nga qytetarët që për një periudhë 3 vjeçare të të kenë parasysh dhe të konsumojnë më pak ushqim.

Kufiri mes dy shteteve u mbyll në janar të 2020 si pasojë e Covid, duke shërbyer si masë paraprake për mospërhapjen e virusit. Kërkesa për produkte ushqimore tejkaloi ofertën duke bërë që çmimet të rriteshin duke ndikuar seriozisht ekonomikisht ekonominë e vendit.

Ndër të tjera në media raportohet se koreanët janë shprehur për mediat se e kanë të vështirë të përballojnë edhe këtë dimër, e jo të konsumojnë më pas edhe për 3 vitet e ardhshme.

“Situata e ushqimit tani është tashmë një emergjencë, dhe njerëzit po luftojnë me mungesat. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025… ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh”, është shprehur një banor i qytetit Sinuiju për kamerat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!