Krizë totale te Flamurtari, Resuli jep dorëheqjen pas humbjes së fundit

schedule13:28 - 4 Mars, 2021

schedule 13:28 - 4 Mars, 2021

Flamurtari po kalon një moment shumë të errët, ekonomik dhe sportiv. Klubi i njohur shqiptar është pjesë e Kategorisë së Parë këtë sezon.

Kuqezinjtë ndodhen në grupin B, teksa renditen të tretët nga fundi. Dje i mposhti 1-2 Egnatia kryesuese në Vlorë, me Flamurtarin që regjistroi humbjen e shtatë në dhjetë ndeshje.

Situata e vështirë ka ndikuar që ekipi të mbesë pa trajner. Gazetari i ABC, Elton Nika raporton se Dritan Resuli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

Resuli e mori drejtimin e Flamurtarit në nisjen e këtij sezoni në Kategorinë e Parë, teksa kujtojmë që Flamurtarit i është bllokuar edhe merkato. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!