Barcelona po kalon momente të vështira ekonomike. Menaxhimi i klubit nga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu ka qenë skandaloz, teksa edhe pandemia e Covid-19 ka ndikuar për keq në arkat e katalanasve.
Fitimet janë tkurrur ndjeshëm. Viti 2020 regjistroi një rënie të të ardhurave prej 200 milion eurosh, ndërsa borxhi ka prekur shifrën e 488 milion eurove. Drejtuesit kanë marrë hua në bankë për të përballuar situatën e vështirë.
Në kushte të tillë, Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje një pjesë të aksioneve. Bloomberg raporton se bordi drejtues u ka dhënë “ok”-in këshilltarëve që të tentojnë shitjen e një pjesë të aksioneve të klubit të njohur iberik. /abcnews.al