Krizë për punëtorë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit në Greqi, 50 mijë vende të lira pune

schedule20:44 - 18 Prill, 2022

schedule 20:44 - 18 Prill, 2022

Mund të duket paradoksale por është e vërtetë, grekët refuzojnë të punojnë në sektorin e hotelerisë dhe shërbimit.

Në Greqi ka 50 mijë vende të lira pune, të cilat vazhdojnë të mbeten bosh, pavarësisht kërkesës së madhe në treg, sipas shefit ekzekutiv të hotelerisë në Greqi, Andreas Andreadis.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Andreas Andreadis shkruan se pavarësisht rrogave të larta që ofrohen, grekët refuzojnë të punojnë në këto sektore, e si rrjedhojë 50 mijë vende pune vazhdojnë të mbeten bosh.

Ai i bën thirrje qeverisë greke të gjejë zgjidhje urgjentisht, pasi sipas tij turizmi cilësor po vihet në rrezik.

“Në të vërtetë, ka një mungesë të madhe të ofertës së punës me paga dukshëm më të larta. Problemet më të mëdha janë te (kuzhina dhe shërbimi) me mbi 50.000 vende te pambuluara.

Duhen zgjidhje tani, turizmi ynë cilësor është në rrezik”, shkruan Andreadis në Twitter./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!