Kriza, Zv.ministri i energjisë “këshilla”: Me një çikë kujdes, familjeve s’u duhen mbi 300 kv/h në muaj

schedule11:15 - 26 Tetor, 2021

schedule 11:15 - 26 Tetor, 2021

Zëvendësministri i Energjisë, Ilir Bejtja në Komisionin e Ligjeve duke folur për krizën energjetike ka deklaruar se 213000 familje shqiptare subvencionohen për 300 kilovat që shpenzojnë në muaj. Tashmë që kriza e energjisë ka shfaqur shenjat e para, sipas tij familjeve nuk u duhen më shumë se 300 kilovat në muaj. Këshilla e tij është se nëse kursejnë pak, nuk kanë pse të përballen me krizën.

Ekonomia dhe lëndët ndihmëse zënë  jo më shumë se 3 ose 4% të forcës në çdo biznes. Nuk është peshë e rëndë në kosto për bizneset. A peshon shumë për familjet? 213000 familje subvencionohen për 300 kilovat. Nëse jetoni me një çikë kujdes nuk u duhet 300 kv në muaj në shtëpi. Kush kosnumon mbi 389 kv në muaj vetëm kursejnë nga sistemi me 1 tarifë pra nuk kanë më atë tarifën e famshme 13,5 lekë. (reagime nga opozita) Harxhoni sa të keni lekë ju….”, tha Bejtja.

Sipas tij humbje sa i përket këtij sektori kemi “vetëm në 2020, kurse këtë vit presim një humbje prej 10 miliardë lekësh”, tha më tej Bejtja. be.k/Abcnews.al