Kriza Ukrainë-Rusi: Miliarderët rusë humbasin 28 miliard dollarë

schedule15:54 - 27 Janar, 2022

schedule 15:54 - 27 Janar, 2022

Tensionet e krijuara në Ukrainë po japin pasoja dhe në Rusi, sidomos kur bëhet fjalë për pasurinë e miliarderëve. Sipas një analize të Forbes mbi 104 miliarderë rusë,  kanë humbur  28 miliard dollarë për shkak të krizës.

Denis Sverdlov, themeluesi i një kompanie automjetesh elektrike është nga më të prekurit pasi pasuria e tij është përgjysmuar. Themeluesi i kolosit rus Jandeks, ka humbur më shumë se ¼ e kapitalit të tij dhe bankieri Oleg Tinkov 1/5 e pasurisë.

Në terma realë kapitali i Leonid Mikelson është reduktuar me 2.1 miliard dollarë, ndërsa ajo e mikut personal të presidentit Vladimri Putin, Timshenko me 1.9 miliardë.

/abcnews.al