“Kriza s’i shërben askujt”/ Hisen Berisha: Vendimet e gabuara të qeverisë së Kosovës kanë sjellë pasoja

schedule16:15 - 21 Nëntor, 2023

schedule 16:15 - 21 Nëntor, 2023

Në një intervistë në “Ballkan Update”, Hisen Berisha komentoi vizitën e shefit të NATO-s në Kosovë. Ai u shpreh se NATO ka përgjegjësi për mbrojtjen territoriale të vendeve të rajoni, duke shtuar se kriza nuk u shërben askujt.

Ardhja e tij duhet konsideruar si një përkujdesje e shefit të NATO-s ndaj territoreve që mund të jenë vatra të krizës, siç janë Bosnja apo Kosova. Në Ballkanin Perëndimor kemi një situatë identike me Ukrainën, unë mendoj që mësimi që nxorën atje nuk duhet të lejojnë të përsëritet këtu. E mbështet deklaratën e kancelarit gjerman kur tha se KFOR duhet të jetë në vijën e kufirit”, u shpreh ai.

Gjatë kësaj interviste ai theksoi se konflikti me Serbinë është i hapur, duke theksuar se vendimet e gabuara të qeverisë së Kosovës kanë sjellë pasoja.

“Stoltenberg ishte edhe në Beograd dhe qëndrimin e Vuçiçit e pamë të gjithë. Deklarata e tij ishte tipike sikur të fliste Putini prej Moskës. Mesazhi që po përçohet nga kjo vizitë është jo shpresëdhënës, dhe nuk duhet të heshtin. Ka një diplomaci përkëdhelëse dhe kjo është shqetësuese për Kosovën.

/abcnews.al/