Thomas Schäfer, ministri i financave të landit Hesse të Gjermanisë është vetëvrarë.
Siç duket ministri nuk ka arritur dot të përballojë presionin e shkaktuar nga kriza ekonomike që do të krijojë Covid-19, tha të dielën kryeministri i landit Volker Bouffier.
Schaefer, 54 vjeç, u gjet i vdekur pranë një hekurudhe. Nga të dhenat e para hetuesit supozojnë se politikani i Partisë Demokristiane (CDU) kishte kryer vetëvrasje.
Në fillim të kësaj jave, Schäfer kishte njoftuar ndihmën financiare të shtetit për ata që preken nga pandemia e koronavirusit.
Politikanët e tjerë gjermanë, përfshirë udhëheqësen e CDU-së Annegret Kramp-Karrenbauer kanë shprehur tronditjen e tyre për vdekjen e Schäfer.

