Kriza në Rinas, Balluku njofton rinisjen e fluturimeve

schedule12:29 - 8 Prill, 2021

schedule 12:29 - 8 Prill, 2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin “Nënë Tereza”. Këto fluturime, pra ato humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore e ushtarake, do të nisin që ditën e sotme.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme do të nisin që nga orët e para të mëngjesit edhe fluturimet komerçiale.

Gjithashtu, ministrja bëri të ditur se është mundur të ruhet sasia e vaksinave që ishte planifikuar të mbërrinte në vendin tonë ditën e djeshme. Kjo sasi vaksinash pritet që të mbërrijë sot rreth orës 15.00.

Belinda Balluku u shpreh gjate fjalës së saj për mediat se situata e krijuar, i ka bërë të kuptojnë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim total deri në ditën e zgjedhjeve.

“Megjithatë, janë marrë të gjitha të dhënat për të bërë një verifikim edhe më të thellë të kësaj situate dhe për të arritur në konkluzionet e duhura. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën.” sb/abcnews.al/