Kryeministri Edi Rama deklaroi se shteti do të ndërhyjë në tregun e naftës
Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se kriza e çmimit të naftës ka ardhur si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.
Rama shtoi se në proces është edhe ligji për rezervat. Sipas tij, me situatën aktuale, rezervat nuk mund të jenë për 3 muaj.
“Kriza po shfaqet në të gjithë botën, edhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Një nga objektivat tonë është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror, për të krijuar kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikur e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë në Europë. Ne do ta krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim edhe në tregun e naftës. Shumë shpejt do japim shembullin sesi edhe në tregun e naftës, situata do të ndryshojë. Sot, ne kemi edhe në proces ligjin e rezervave. Kur kam folur për rezervat e naftës, para vitit 2020, u hodhën tenxhere përpjetë. Sot, kjo është imperative. Sot e kemi përcaktuar që rezervat duhet të shkojnë në 3 muaj, kjo nuk mjafton më si masë sigurie”, theksoi ai./abcnews.al


