Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kriza në Ceuta, Meloni: Gjadri është zgjidhja!/ Propozimi i kryeministres italiane për bashkimin europian

schedule09:55 - 2 Gusht, 2026

schedule 09:55 - 2 Gusht, 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kërkon që Bashkimi Europian të marrë si referencë ngritjen e qendrave migratore në Gjadër dhe Shëngjin për menaxhimin e valës masive të emigrantëve që preku enklavën spanjolle Ceuta gjatë ditëve të fundit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Roma zyrtare pritet ta parashtrojë propozimin në mbledhjen e ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, që pritet të mbahet këtë të martë.

Kësaj here, sipas planit të qeverisë Meloni, këto qendra riatdhesimi nuk do t’i rëndojnë ekonomisë italiane, por plani parashikon që pjesa më e madhe e kostove të mbulohet nga Bashkimi Europian.



Qendrat e riatdhesimit të ngritura në Shqipëri janë pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar nga dy qeveritë, me qëllim strehimin e emigrantëve të paligjshëm që do të kapeshin në ujërat ndërkombëtare. Prej shumë kohësh, këto qendra kanë qëndruar bosh, për shkak të problemeve që zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka hasur pas disa bllokimeve nga gjykatat italiane.

Qeveria italiane është e bindur se ka shumicën mbështetëse për këtë ide. Si provë përmendet letra e firmosur nga 22 krerë shtetesh dhe qeverish të BE-së, e promovuar nga Meloni. Sipas kryeministres italiane, “pamjet nga Ceuta treguan sa urgjente është një përgjigje europiane”. Ndërsa letra e 22 vendeve është, sipas saj, “sinjali” se linja italiane po mbështetet nga një numër gjithnjë e më i madh shtetesh.

Ceuta u përball me një valë masive emigrantësh, ku flitet për rreth 60.000 emigrantë, kryesisht nga Maroku, që arritën të kalonin kufirin. Disa vende të BE-së u rreshtuan krah kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa pati edhe nga ata që mbajtën qëndrim kritik për mënyrën e menaxhimit të situatës. I tillë ishte edhe qëndrimi i Francës dhe Italisë. Kjo e fundit kërkoi mbylljen e përkohshme të zonës Shengen për Spanjën, duke e konsideruar këtë valë si një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!