Që nga fillimi i javës Kina Qendrore është përfshirë nga përmbytjet, të cilët kanë shkaktuar viktima dhe mijëra të evakuuar.
Ndërsa Kina përballet me përmbytje Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga zjarret.
Siberia po përballej me zjarre, por Europa Veriore prej 15 korrikut ka regjistruar shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha që kanë sjellë më shumë se 200 viktima , ku të paktën 170 janë shënuar në Gjermani.
Në Kuzestan si dhe Iran kanë shpërthyer trazira për shkak të mungesës së ujit. Kurse ministrat e Mjedisit të 20 vendeve më të zhvilluara u takuan në Napoli për përgatitjen e Samitit të Klimës në nëntor.
Kriza e klimës është kthyer në një shqetësim dhe kërkon masa të menjëhershme.
Por si mund të ndalohen ndotësit?
Nën peshën e katastrofës së paimagjinueshme, ministra gjermane e Mjedisit Svenia Schulze ka paraqitur një plan për mbrojtjen e klimës që lidhet kryesisht me instalimin e detyrueshëm të paneleve fotovoltaike në ndërtesat e reja, rritja e subvencionit për përmirësimin e energjisë në ndërtesa, si edhe miratim i shpejtë i burimeve të ripërtëritshme të energjisë./abcnews.al/