Kriza energjitike, prodhuesit kërkojnë pezullim të taksave

schedule16:16 - 9 Tetor, 2021

schedule 16:16 - 9 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile 

Pas pandemisë kriza energjitike është goditja e radhës për bizneset prodhuese në vend. Përfaqësuesi i prodhuesve Arben Shkodra i bën apel qeverisë që të ulen të diskutojnë për të gjetur një zgjidhje. Ata sugjerojnë pezullimin e disa taksave deri në stabilizim të situatës.

Bizneset e mëdha aktualisht po përballen me rritjen e çmimit të energjisë pasi ata e sigurojnë atë në treg të lirë. Nisur nga kjo Shkodra deklaron se shumë shpejt rritja e energjisë do të reflektohet te çmimi i produkteve për konsumatorët.

“Një rritje e çmimit tek biznesi i mesëm dhe i madh për shkak të konjukturës së bursës ndërkombëtare, do të reflektohet ndoshta edhe në faturat e shitjes së produkteve. Sepse, diku ky biznes duhet ta amortizojë këtë kosto. Deri më tani e ka mbajtur vetë, tek fitimet dhe humbjet e veta.”

Biznesi sugjeron se një zgjidhje për krizën energjitike do të ishte edhe lehtësimi i procedurave për ato biznese që duan të prodhojnë vet energjinë që i duhet

Aktualisht biznesi shqiptar po e blen energjinë në treg të lirë pothuajse dy-fish më të shtrenjtë nëse e krahasojmë  atë me disa muaj më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!