Kriza energjetike, ekspertët: Nuk është çështje “reshjesh” por keqmenaxhimi

schedule12:46 - 19 Tetor, 2022

schedule 12:46 - 19 Tetor, 2022

Ekspertët e energjisë të ftuar në studion e ABC Live janë shprehur që situata energjetike aktualisht nuk varet nga reshjet dhe konsumi familjar është në nivele normale, ndërkohë pjesa më problematike me energjinë ka të bëjë me keqmenaxhimin që i bëhet energjisë nga institucionet publike.

Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, të ftuarit në studio Azmir Duleviç dhe Eduart Elezi, ish drejtor juridik i Entit Rregullator të Energjisë diskutuan mbi tërheqjen nga fasha 800 kwh.

Sipas Azmir Dulevic aktualisht, ‘përmirësimi hidrik dhe kursimi, është në të njëjtët kuota, sa kur u propozua vendosja e fashës, dhe nuk ka pasur përmirësim hidrik nga reshjet. Ndërgjegjësimi qytetar, mund të jetë e vërtetë por nuk është e matshme, nuk e dimë sesa ka kursyer publiku’.

Ndërkohë që ish drejtori juridik i ERE-s Eduart Elezi vuri në dukje se po të krahasohen të dhënat e 8 mujorit, konsumi energjetik për familjarët është normal, nuk është ndërgjegjësuar qytetari, dhe KESH ka prodhuar në terma normal si një vit më parë. Sipas tij, gjithsej është prodhuar 3.75 terra vat kështu që nevojat e konsumatorit janë plotësuar 100 përqind. Por ajo që mbetet problematike sipas ekspertit të energjisë Eduart Elezi është keqmenaxhimi. Për Elezin:

“Çmimi i energjisë elektrike në tregun e rregulluar është i lirë, e kanë marrë me 1.5 lekë dhe e ka shitur në 400 -450 euro për megavat. Këtu kemi një abuzim me çmimin sidomos në tregun e parregulluar, dhe i është shitur kryesisht biznesit shqiptar. Mbi 33 – 34 për qind është humbja e energjisë në rrjet, dhe kemi të bëjmë me keqmenaxhim dhe kolaps financiar. Nuk është punë e reshjeve, por është pjesë vjetore e menaxhimit.” 

Po ashtu ekspertët kanë ngritur problemin e investimeve energjetike, të cilat sipas tyre kanë munguar vitet e fundit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!